Kundërshtari mundshëm i Haxhi Krasniqit është i pamëshirshëm në ring

0
371

Robin Krasniqi shokoi botën e boksit javë më parë kur mposhti Dominic Boesel, për të fituar titujt WBA dhe IBO.

Kosovari mposhti kundërshtarin në ‘GETEC Arena’ në rundin e tretë, duke e nokautuar dhe për të arritur atë që kurrë më herët nuk e kishte arritur në karrierë.

Njëherit, Krasniqi u bë boksieri i parë që fiton titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, apo çfarë do kategorie tjetër.

Mirëpo, kundërshtari i tij potencial i ardhshëm mund të jetë testi i tij më i vështirë deri tani. Periskopi mëson se Dimitry Bivol, i cili mban titullin WBA ‘Super’ gjysmë të rëndë, mund të jetë boksieri i ardhshëm që do ta sfidojë Krasniqin.

Bivol vjen nga Rusia, është 29-vjeçar, dhe ka një bilanc impresiv 17-0 të fitoreve, 11 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

Ai është i pamëshirshëm me kundërshtarët në ring dhe gjithmonë shkon për nokautin më të shpejtë.

Leave a Reply