Krasniqi sonte për herë të tretë do të luftojë për titull të botës

0
421

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi sonte për herë të tretë do të luftojë për titull të kampionit të botës.

Ai për kundërshtar do ta ketë kampionin aktual të botës në WBA dhe IBO, Dominic Boesel.

Dy boksierët dje kanë bërë matjet zyrtare para takimit të sotëm.

Sipas medieve në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 23:15 të mbrëmjes, në Magdeburg.

Leave a Reply