Kosova humb, por nuk turpërohet në Spanjë

0
376

Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 3:1 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.

“Dardanët” ndonëse u mposhtën, treguan një paraqitje dinjitoze ndaj një superfuqie siç është Spanja.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-të pasi Dani Olmo shënoi një gol të bukur, shkruan Gazeta Express.

Dy minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë nga Ferran Torres, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 70-të, Besar Halimi shënoi nga mëse 40 metra distancë për ta ngushtuar rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë.

Pesë minuta më vonë, i sapo inkudruari në lojë, Gerard Moreno shënoi golin, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë, kurse Kosova mbetet në vendin e fundit pa pikë, por me një ndeshje më pak.

“Dardanët” në vazhdim i kanë dy ndeshje me kundërshtarë më të lehtë, ku pritet të arrijë fitore.

Leave a Reply