Komisioni për menaxhimin e KF Lirisë merr çasjen për platformën FIFA Connect

0
26

Klubi Futbollistik “Liria” ka mbetur pa akces në sistemin për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve, e njohur ndryshe si Fifa Connect. Tashmë e drejta për të patur qasje në këtë sistem i është dhënë Komisionit për Menaxhimin e KF Lirisë, i dalë ky komision nga kuvendi i 16 dhjetorit, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes një kumtese për media, Komisioni për Menaxhimin e Klubit Futbollistik “Liria” ka bërë të ditur që zyrtarët të cilët ndodhen aktualisht në klub nuk kanë qasje më në këtë sistem.

“KF Liria ne Prizren, i bllokohet edhe qasje zyrtare ne sistemin nderkombetar, FIFA-Connect. Nga sot, ish-zyrtaret e KF Liria nuk jane te autorizuar nga FFK qe te kene qasje ne sistemin per regjistrimin dhe transferimin e lojtareve. Ne baze te vendimit nga MAP dhe nga FFK, qasje ne kete sistem, i eshte dhene kryetarit legjitim, Qemal Krasniqit. Duhet te theksohet, se sistemi nderkombetar FIFA-Connect, qe ne kosove njihet si FFK-Connect, eshet sistem ku behet regjistrimi dhe trasnferimi i gjithe lojtareve. Tani, i vetmi person i autorizuar per caktimin e administratorit te klubit Liria eshte Qemal Krasniqi”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, Komisioni për Menaxhimin e KF Lirisë ka marrë edhe ‘dritën jeshile’ nga FFK për të vazhduar punën me klubin./Gazeta Sheshi/

Leave a Reply