Koeman:Ne jemi akoma në garë për titullin

0
487

Edhe pse me një rezultat të ngushtë, Barcelona arriti që të marrë 3 pikë në San Memes.

Me dy golat e Messit dhe një nga Pedri, Barcelona siguran 3 pikë që e dërguan atë në vendin e 3-të në La Liga, transmeton lajmi.net

Pas ndeshjes, në një deklaratë, trajneri Ronald Koeman tregon se Barcelona nuk janë jashtë garës për titull. “La Liga nuk ka mbaruar ende, dhe ne jemi akoma në garë për titullin”.

Hoalndezi gjithashtu shtoi se skuadra e tij po rritet dhe po luan me shumë besim. Kjo u pa edhe në këtë ndeshje ku Barcelona krijuan më shumë raste dhe si rezultat i kësaj shënuan edhe më shumë gola.

Për fund, ai tha se duhet të përmirësohen edhe më shumë dhe  të luftojnë deri në fund.

Leave a Reply