Koeman: Luuk de Jong më i rrezikshëm se Neymar

0
285

Trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman,  bëri një krahasim goditës kur vlerësoi afrimin e Luuk de Jong. Ai tha se ish-sulmuesi i Sevillas është një qendërsulmues “më i rrezikshëm” se Neymar.

“Kur ka një qendërsulmues, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Luuk është një sulmues i ndryshëm nga ata që kishim dhe mendoj se të gjitha skuadrat duhet ta kenë këtë lloj sulmuesi. Thjesht dua të jen mundësinë të ndryshoj mënyrën e lojës me sulmuesit e mi. Nëse loja kërkon një futbollist si Luuk, do të luajë.”

Koeman shpjegoi më pas bisedimet që ka pasur me bashkëkombësin e tij:

“Në ditën e fundit të afatit kalimtar, humbëm Antoine Griezmann dhe kishim vetëm tre sulmues. Kontakti im i parë me Luuk ishte më 8 gusht dhe më parë ai shpesh më pyeste pse Barcelona nuk kishte atë lloj sulmuesi.”/SS

Leave a Reply