Klubi i Mundjes “Kolosi” nga Prizreni, fiton 5 medalje e 1 kupë në turneun ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut

0
268

Klubi i Mundjes “Kolosi” nga Prizreni nën udhëheqjen e trajnerit të mirënjohur, Sadik Ferati, ka marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar në Mundje në Radovish të Maqedonisë së Veriut, shkruan 04 Online.

Klubi nga Prizreni në këtë turne është prezantuar shumë suksesshëm, duke arritur të fitoj pesë medalje dhe një kupë.

Siç thuhet në njoftimin e klubit, Enis Latifi është shpallur mundësi më i mirë nga jashtë.

Njoftimi i plotë:

Klubi i Mundjes Kolosi nga Prizreni, ditën e shtunë ka triumfuar në Turneun Ndërkombëtar në Mundje , që u mbajt në Radovish të Maqedonisë V.
Gjithsej arriti ti fitoj 5 medalje dhe një Kupë.

Mundësi i këtij klubi Enis Latifi u shpall si Mundësi më i mirë nga jashtë .

Rezultatet:
1.Enis Latifi – vendi 1-rë
2.Albi Susuri – vendi 3-të
3.Besar Basha – vendi 3-të
4.Lorena Duraj – vendi 3-të
5.Fidan Jahaj – vendi 3-të

Trajnerat:
Sadik Ferati,Besim Kurtaj dhe Diamant Berisha

Leave a Reply