Klubet e Kosovës i shprehin ngushëllime familjes dhe miqve pas vdekjes së artistit dhe ish-futbollistit të njohur Rasim Thaçi – Cima

0
339

Artisti dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka vdekur gjatë ditës së sotme (e premte) në moshën 71-vjeçare, ndërsa disa nga klubet e Kosovës nuk kanë hezituar të shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë.

E premtja ishte ditë e kobshme për humorin dhe sportin e Kosovës pasi ka ndërruar jetë njëri nga akterët kryesor të këtyre dy profesioneve, Cima.

Cima nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 e cila edhe i mori jetën në Klinikën Infektive dhe lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët.

I ndjeri në të kaluarën ishte edhe futbollist i klubeve të kryeqytetit si Prishtina dhe Flamurtari, ndërsa në intervistat e tij të mëparshme kishte thënë se ishte kërkuar edhe nga gjiganti kroat, Dinamo Zagrebi.

Vdekja e Cimës ka bërë që klubet e Kosovës si Prishtina, Llapi dhe Gjilani të shfrytëzojnë faqet e tyre zyrtare për të shprehur ngushëllime për familjen dhe shokët.

Postimi i Prishtinës

Ngushëllime familjes Thaçi

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Thaçi

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.

Cima, ka qenë futbollist i Prishtinës në vitet 70-ta ndër kohët më të vështira të klubit, atëherë kur kishte rënë në rang më të ulët të garave. Por, njëkohësisht kishte qenë pjesë e skuadrës kur po fillonte të merrte pamje të mirëfilltë vendore kombëtare. Adhuruesit e vjetër të klubit i kujtojnë me mall paraqitjet e tij në ish-Ligën e parë krahinore. 

Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Thaçi. FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të gjithë adhuruesve të aktorit të madh të komedisë që në kohët më të vështira të popullit tonë, nëpërmjet aktrimit të tij na jepte kurajë dhe shpresë për ditë më të mira.

Postimi i Llapit

E nderuara familje Thaçi, me pikëllim të madh pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së aktrimit dhe futbollit, Rasim Thaçi – Cima.

Cima i njohur për publikun televiziv dhe futbolldashës do jetë zbrazti e madhe pasi me humorin dhe lojën e tij ishte i dashur për secilin nga ne.

Humbëm edhe një ikonë të shquar të Kosovës

NGUSHËLLIME!

Postimi i Gjilanit

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë sot, morëm lajmin për vdekjen e ish futbollistit dhe aktorit Rasim Thaqi-Cima.

Me anë të këtij telegrami, Sport Club “Gjilani”, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaqi, miqëve dhe kolegëve të ndjerit.

Cima do të kujtohet gjithmonë për energjinë pozitive që ka përçuar te populli jonë edhe në ditët më të vështira në historinë tonë, ku si futbollist gjithashtu edhe në karrierën e tijë si aktor ka ditur gjithmonë të dëfrej publikun.

Leave a Reply