Klopp reagon pas lëndimit te Fabinhos: Edhe kjo na duhej

0
356

Ky sezon duket një mallkim për skuadrën e Liverpoolit që ndeshje pas ndeshje po sheh t’i humbasin futbollistët nga reparti i mbrojtjes.

Pas dëmtimit të rëndë të Van Dijk që do të diuhet të mungojë për disa muaj, vendin e tij për shkak të emergjencës në mbrojtje e zuri mesfushori Fabinho.

Fati vijon të jetë i hidhur për “The Reds”, pasi edhe braziliani ka pësuar një dëmtim, që do të duhet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Ai doli mbrëmjen e së martës nga fusha pas vetëm 27 minutash, teksa vendin e tij e zuri 19-vjeçari Williams.

Trajneri Jurgen Klopp tha pas ndeshjes: “Pikërisht ishte gjëja e fundit që na duhej! Nuk e di … E di që ai ndjeu një kërcitje dhe kjo nuk është diçka e mirë. Nuk kishte shumë dhimbje, pasi mund të luante ende, por sigurisht jo me ritëm normal. Do të bëjë skanimin dhe të shohim, gjithsesi nuk është mirë”.

Liverpooli është në emergjencë në qendër të mbrojtjes, teksa tashmë duhet të fillojë që të mendojë për një tjetër zgjidhje derisa të rikuperojë të paktën Gomez.

Leave a Reply