Klopp: Nëse luajmë kështu, nuk e meritojmë zonën Champions

0
271

Vetëm 5 ditë pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndal Leeds United, me një gol të pësuar në minutën e 87’, Liverpool ngeci sërish, këtë herë në shtëpi ndaj Newcastle, ku një gol i Willock në minutën e 5-të shtesë u hoqi dy pikë nga duart.

Trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat dhe pranoi se skuadra e tij nuk bëri mjaftueshëm për të mposhtur kundërshtarin, duke u relaksuar pa u mbyllur ende ndeshja, transmeton “Super Sport”.

“E nisëm shumë mirë ndeshjen dhe shënuam një gol të bukur, por më pas e ulëm ritmin dhe e mbajtëm gjallë kundërshtarin deri në fund. Ata shënuan një herë me Ëilson, por u anulua për prekje me dorë dhe ne as këtë dhuratë nuk e shfrytëzuam dot. Duhej të kishim mbajtur topin dhe të kishim bërë kundërshtarin të vrapojë, por ulëm ritmin dhe në fund morëm vetëm një pikë, që ngjan si humbje”, u shpreh Klopp.

Me dy barazime radhazi, Liverpool ka komplikuar totalisht objektivin e mbetur në kampionat, që është renditja në katërshen e parë, për të siguruar një biletë për zonën Champions sezonin e ardhshëm.

“Nëse vijojmë të luajmë kështu, atëherë jam i bindur që nuk e meritojmë të garojmë në Champions sezonin tjetër. Sigurisht që gjithçka është e komplikuar, por objektivat arrihen në fushë dhe ne po tregojmë se nuk jemi aq të fortë sa duhet për t’u pozicionuar në zonën Champions”, tha trajneri gjerman.

Leave a Reply