Klopp: Jemi në top formë para derbit të Liverpoolit

0
422

Liverpool do të ketë një ndeshje tejet interesante këtë fundjavë.

‘Reds’ rikthehen në kampionat me ndeshjen kundër rivalëve lokal, Everton, në një ndeshje ku tri pikët pritet t’i takojnë skuadrës së Klopp.

Para ndeshjes, trajneri gjerman ka dhënë disa komente, ku ndër të tjerash ka theksuar se skuadra e tij është në top formë dhe totalisht gati për këtë duel.

“Ne patëm gjëra normale do të thoja, pas një pauze të gjatë”, ka thënë Klopp, i pyetur për përgatitjet e skuadrës pas pauzës së gjatë, transmeton lajmi.net.

“Për momentin, askush nuk përjashtohet për ndeshjen e së dielës. Disa kanë stërvitur më shumë, disa më pak”.

“Kështu që kjo është mirë, pasi në fund ne do të kemi skuadrën 100% të gatshme”, ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpool luan në udhëtim, në ‘Goodison Park’, për t’u afruar me titullin e kampionit. 

Leave a Reply