Klopp: Guardiola e di që gara për titull nuk ka mbaruar

0
15

Jurgen Klopp thotë se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje urimit sarkastik të Pep Guardiolës, i cili e tha me shaka javën e kaluar se Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Premierligë.

Humbja tronditëse e Manchester City 3:2 kundër Norwich javën e kaluar, bëri që Liverpooli të krijojë një epërsi prej pesë pikëve ndaj kampionit në fuqi, duke e nxitur Guardiolës të deklarojë: “Urime Liverpool, ju jeni kampionë!”.

Skuadra e trajnerit spanjoll iu kundërpërgjigj asaj humbjeje me fitoren në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit në mesjavë, si dhe me një triumf madhështor 8:0 kundër Watford në Premierligë këtë fundjavë.

Prandaj trajneri i të kuqve Klopp nuk mendon se lufta për titull në Premierligë ka mbaruar.

“(Titulli) nuk është fituar tashmë. Pep e di këtë shumë mirë. Prandaj edhe unë e kuptoj – 100 për qind – se ai bëri shaka kur e tha këtë”, tha Klopp.

“Ne i kemi zhvilluar vetëm pesë ndeshje, prandaj shumë gjëra mund të ndodhin. Thjesht nuk mund ta parashikosh të ardhmen kaq larg”, shtoi ai, transmeton GE.

Për ta ruajtur epërsinë prej pesë pikëve, skuadra e Kloppit Liverpool duhet ta fitojë derbin e sotëm kundër Chelsea.

Leave a Reply