KFV “Kabashi” nga Korisha e Prizrenit zë vendin e parë në turnirin “Ataturk Bahar” në Turqi

0
1125

Klubi Futbollistik i Veteranëve “Kabashi” nga Korisha e Prizrenit kanë marrë pjesë në turnirin “Ataturk Bahar” në Turqi me ç’rast edhe e kanë zënë vendin e parë.

Nën udhëheqjen e kapitenit Aranit Ukimeri, ekipi nga Korisha e Prizrenit kanë treguar super lojë përballë ekipeve kundërshtare, duke u zgjedhur edhe më të mirët e këtij turniri.

“Turneu i 10 Ndërkombëtar i futbolli për Veteran”Ataturk Bahar Turnavasi” , i mbajtur nda 07.04 – 11.04 2021 në Antalya Turqi, në grupmoshat 50+:
KFV”Kabashi” – Kampion!
Në një konkurrencë të fortë prej 12 ekipeve KFV”Kabashi” kaloi grupin si lider me 9 pike
Kabashi : Erciyes 4:1
Mardin : Kabashi 1:4
1967 Trabzon: Kabashi 0:3
Ne çerekfinale :
Kabashi: Nigde 4:1
Ne gjyse finale :
Kabashi: 1967 Trabzon 1:0
Ne finale:
Kabashi: Turkiyem 2:2 (penalti 4:3)
Njëkohësisht lojtari më i mirë i turneut u shpall lojtari i yne: Ismail Berisha njeherit edhe golashënuesi më i mirë me 9 gola.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Kfv”Kabashi” i cili arriti ta mbroj titullin e arritur në turneun e kaluar!
Falënderojmë të gjithë lojtarët dhe stafin teknik për angazhimin, qëndrueshmërin dhe lojën e bukur!
Falënderojmë mbështetësit, simpatizantët e shumtë që i kishim në fushë dhe ata nga distanca
Falënderojmë donatorët që na mbështetën në logjistike, mjete, etj si :
Spitali “Otrila” Prishtinë
Bashkimi Reisen Korishe
Restauranti N’Bjeshke të Guri Zi
Një falënderim i veqante për zv. Kryeministren znj. Emilija Rexhepi për prezencën, përkrahjen dhe prezentimin e ekipit para kryetarit të komunës së Kilis(organizatori)dhe deputetëve të parlamentit Turk!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
May be an image of 4 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 10 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
No photo description available.
May be an image of 4 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply