Kërkesa për pagë të barabartë e kombëtares së grave të SHBA-së hidhet poshtë nga gjykata

0
455

Padia e ekipit kombëtar të grave të Shteteve të Bashkuara për pagë të barabartë është rrëzuar nga gjykata, pasi gjykatësi kryesor i mori si të pabaza ankesat e futbollisteve se ato po paguhen më pak se burrat.

Padia u ngrit nga 28 lojtare të ekipit kombëtar të futbollit të SHBA-së kundër Federatës së Futbollit të Amerikës vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Ato i kërkonin plot 66 milionë dollarë si dëmshpërblim bazuar në artikullin për pagë të barabartë.

Molly Levinson, zëdhënësve e lojtareve, ka thënë se ato planifikojnë të ankohen ndaj vendimit të gjykatës.

“Jemi të tronditura dhe të zhgënjyera”, tha Levinson. “Ne nuk do të heqim dorë nga puna jonë e madhe për pagë të barabartë”.

“Ne kemi besim në kauzën tonë dhe jemi të palëkundura në përkushtimin tonë për t’u siguruar se vajzat dhe gratë të cilat luajnë futboll nuk do të vlerësohen më pak vetëm për shkak të gjinisë”, shtoi ajo. 

Leave a Reply