Juventusi, gati të hidhet në sulm për “xhevahirin” e Sassuolos

0
35

Manuel Locatelli nuk është thjesht një objektiv i merkatos për Juventusin. Drejtuesit e bardhezinjve e konsiderojnë blerjen e futbollistit të Sassuolos një invsetim të sigurt për mesfushën, repart që ka nevojë të rinovohet.

23-vjeçari nga Lecco, gjithnjë e më i rëndësishëm në projektin e përfaqësueses së Italisë, po e josh shumë “Zonjën e Vjetër”. Fabio Paratici e pëlqente lojtarin që kur luante me Milanin dhe tani vlerësimi për “xhevahirin” e Sassuolos është edhe më i lartë.

Nuk do të jetë aspak një operacion i thjeshtë. Ish-futbollisti kuqezi pëlqehet nga disa ekipe, si në Itali dhe jashtë Serisë A, për këtë arsye ankandi që pritet të zhvillohet për shërbimet e tij mund ta rrisë në mënyrë eksponenciale çmimin.

Emilianët, në fakt, e vlerësojnë kartonin e Locatellit rreth 40 milionë euro. Një kërkesë legjitime, duke marrë parasysh cilësinë dhe potencialin që ai ka. Klubet e mëdha, ca më shumë e ca në pak, nuk e shmangin dot ndikimin e pandemisë. Për këtë arsye, gjatë merkatos së verës, për të gjithë futbollistët në shitje, fjalët magjike parimisht do të jenë dy: mundësi dhe fantazi. Kjo do të thotë se Juventusi duhet të studiojë edhe mënyrën e pagesës në arkat e Sassuolos, sikurse veproi me zgjuarsi për blerjen e Alvaro Moratas dhe Frederico Chiesas./SS

Leave a Reply