Juventusi e ka seriozisht, 50 milion € për një talent italian

0
38

uventusi ka një objektiv për mesfushën dhe bëhet fjalë për një nga të rinjtë më të mirë italianë. Bardhezinjtë po tentojnë të mbyllin transferimin e Sandro Tonali të Brescia, i cili kërkohet me ngulm nga disa klube të mëdha europiane.

Klubi nga Torino është një hap para Interit dhe sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport, Juventusi ka gati 50 milionë euro për të transferuar lojtarin e kombëtares italiane, transmeton abcnews.

Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë. Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe PSG listohen gjithashtu si klube të interesuara për mesfushorin dhe gara duket se do të jetë e ashpër. 

Leave a Reply