Juventus synon Adama Traoren

0
390

Adama Traore kërkohet nga klubet të ndryshme europiane, pasi ka shkëlqyer në Premier League me fanellën e Wolverhampton. Sulmuesi anësor tashmë po luan edhe me Spanjën dhe sigurisht që edhe çmimi i tij është i lartë.

Emri i Traore është lakuar si opsion për klube si Barcelona dhe Liverpool, por nuk janë të vetmet që e duan sulmuesin. edhe Juventusi në Itali interesohet për shërbimet e spanjollit, por problem janë kërkesat financiare që klubi anglez ka.

Në Itali raportojnë se Wolverhampton ka kërkuar 100 milion euro për transferimin e Traore, një shifër që sigurisht është konsideruar e lartë për drejtuesit e kampionëve të Italisë. Me këtë çmimin bardhezinjtë as që mund të futen në garë. 

Leave a Reply