Junior 06 shënon fitore bindëse ndaj KBF United Basketboll

0
71

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e ‘Play-off’-it në basketboll për femra në Ligën e parë të Kosovës midis ekipit Junior 06 dhe United Basketboll u zhvillua në qendrën sportive “Sezai Surroi”, ndërsa ajo ka përfunduar me fitore binëse të prizrenaseve me rezultat 65:45 (10:14, 22:5, 15:14, 18:12).

Ndeshja ka nisur me mbizotërim të vashave të ekipit Junior 06, të cilat krijuan rezultatin në 8:2. Mirëpo, më pastaj gjilanaset u konsoliduan dhe fillimisht ia dolën të barazojnë shifrat në 10:10, e më pas e përfunduan çerkun e parë me +4 pikë, 10:14.

Dhjetëminutëshi i dytë ishte i jashtëzakonshëm për nikoqiret. Ato aplikuan lojë kolektive, me efikasitet në sulm e me mbrojtje të ngjeshur. Në këtë fazë të llojës shkëlqeu sidomos Vesa Krasniqi që realizoi 9 pikë, si dhe veteranja e basketbollit Elinda Musliu me 4 sosh.ImageFOTO GALERI

Këto dhe pkët e realizuara të Bilallit, Çukiqit, Ukës dhe Hysenit ndikuan në ngritje të epërsisë. Me shifrat 32:19 skuadrat shkuan në pushim.

Periudha e tretë ishte e nivelizuar. Këtë e tregon edhe vetë rezultati 15:14. Ndërkohë edhe çereku i katërt i takoi basketbollisteve të KB junior 06. Në këtë pjesë të lojës Yllza Uka jo vetëm që asistonte në mënyrë fantastike, por realizoi edhe 4 pikë të tjera, derisa udhëtueset, po thuaj të dorëzuara, nuk arritën ta kthejnë rezultatin. Image

Me shifrat 65:45 përfundoi ky ballafaqim. Te skuadra prizrenase lojtarja më e disponuar ishte Vesa Krasniqi me 17 pikë, si dhe Dea Çejku me 11 sosh e me shumë kërcime nën kosh e veteranja Elinda Musliu me 10 pikë. Tek udhëtueset më e dalluara ishte Anila Selmani me 11 pikë dhe Pireva e Korça me nga 10 sosh.

“Në Gjilan humbëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat minimal. E në këtë ballafaqim kemi hyrë të mobilizuara dhe për fitore. Fituam dhe tani jemi 1:1 me ndeshje. Ndeshja e tretë vendimtare do të zhvillohet të shtunën. Fituesi do të kalojë në finale, e ne shpresojmë dhe besojmë se edhe në Gjilan do të triufmojmë dhe do të luajmë në finale”, ka thënë organizatorja e ekipit Junio 06, Yllza Uka.

Junor 06 – United Basketball 65:45
Qendra sportive “Sezai Surroi: Gjyqtarë: V.Bunjaku, N.Përzhella, A.Krasniqi. Vëzhgues: K.Çoçaj.
Junior 06: E.Musliu 10, A.Veçgishti 2, Y.Morina 4, Sh.Hyseni5, M.Bilalli 7, N.Sagdati, E.Zaimi, V.Krasniqi 17, D.Çejku 9, K.Gashi 1, N.Çukiqi 3, Y.Uka 7. Trjner: Ramush Rushiti.
United Basketball: A.Salihu 4, A.Hyseni, O.Zymberi 2, A.Korça 10, B.Rexhepi, V.Syla 6, E.Maliqi, A. Selmani 11, Z.Pireva 10, M.Leka 2, E.Rashiti. Trajner: Qëndrim Demi.

Leave a Reply