Joshua ruan titujt e botës, fiton bindshëm ndaj Pulevit

0
99

Boksieri britanik Anthony Joshua i ka hapur rrugë meçit të shumëpritur kundër kampionit të WBC-së, Tyson Fury, në një duel për “kampionin absolut”, pasi ka mposhtur bullgarin Kubrat Pulev të shtunën duke mbrojtur titujt në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën e rëndë.

Joshua fitoi në Londër në rundin e nëntë duke e rrëzuar dy herë kundërshtarin. Paraprakisht bullgari arriti të ngrihej dy herë pas goditjeve të fuqishme të kampionit të botës në rundin e tretë.

Britaniku 31-vjeçar tani ka 24 fitore nga 25 meçe në karrierë. Për bullgarin 39-vjeçar ishte humbja e dytë në 30 meçe./Koha

Leave a Reply