Jose Mourinho zbulon qendërmbrojtësin më të mirë në botë përpara Euro 2020

0
307

Jose Mourinho e ka vlerësuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Ruben Dias si qendërmbrojtësin më të mirë në futbollin botëror përpara Euro 2020.

Dias është vlerësuar për ndikimin e tij në City sezonin e kaluar pas transferimit të tij mahnitës prej 65 milion funteve nga Benfica, përcjell GazetaBlic Sport.

Dias është grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë nga Fernando Santos për EURO2020.

“Ruben Dias është qendërmbrojtësi më i mirë në botë tani. Me kalimin e tij në Premier League tek Manchester City, ai po merr një nivel tjetër të njohurive. Ai është një qendërmbrojtës fantastik.

Dhe ai pranë tij, Pepe, është një 38-vjeçar me shumë përvojë. Kjo mund të jetë një forcë për Portugalinë pasi ata poashtu kanë shumë lojtarë të talentuar në sulm”, tha Jose Mourinho pkr The Sun.

Leave a Reply