James te Everton, ribashkohet me Ancelottin!

0
448

James Rodriguez e ka gjetur sistemimin e ri për të vazhduar karrierën dhe pritet të bashkohet sërish me Carlo Ancelottin.

Me këtë të fundit ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munchen ndërsa tani do të jenë së bashku në radhët e Everton.

Kolumbiani nuk është më në planet e Zidane dhe Real Madrid po kërkonte blerës teksa drejtuesit anglez kanë arritur akordin me lojtarin për 4 vite me një pagë 4.5 milion euro në sezon.

Të dyja klubet janë shumë pranë akordit dhe synimi i madrilenëve është arkëtimi i të paktën 20-22 milion euro për kartonin e James./SS

Leave a Reply