Ish-presidenti i Juves: Sarri ka të drejtë, kështu do të veproja me Ronaldon

0
46

Të gjithë kundër Ronaldos. I fundit që del kundër ylli portugez është një gurë e njohur e Juventusit, pikërisht ish-presidenti, Giovanni Cobolli Gigli.

Në një intervistë për “Calciomercato”-n, italiani ka reaguar ashpër ndaj luzitanit, madje duke u shprehur se nëse do të ishte akoma president nuk do ta kishte blerë kurrë Ronaldon.

Nuk është se e vlerësoj Sarrin, por këtë herë ka të drejtë. Ishte një zëvendësim që duhej bërë, sepse Ronaldo ka pasur probleme, për më tepër që futja e Dybalas solli edhe zgjidhjen e ndeshjes. Lojtari duhet t’i pranojë vendimet e trajnerit.

Ronaldo duhet të ketë përulësinë e një kampioni të vërtetë.

Nëse çështja nuk zgjidhet, atëherë Juventus duhet të gjejë një mënyrë për të treguar se rregullat zbatohen për të gjithë dhe askush nuk bën përjashtim. Nëse do të isha unë akoma president, pikë së pari nuk do ta kisha blerë fare Ronaldon. U shpenzuan shumë para, për dikë që është në moshë shumë të madhe. Unë do t’i kisha shpenzuar ndryshe ato para.”

Leave a Reply