Interi vazhdon me fitore, mposht Romën

0
297

Kampioni i Serie A Inter ka shënuar fitore sot në ndeshjen kundër skuadrës së Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të kampionatit italian.

“Nerazzurët” mposhtën skuadrën e Jose Mourinhos si mysafirë me rezultat të thellë 3:0, me ndihmën e golave të Calhanoglu, Dzeko dhe Dumfries, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Calhanoglu ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari duke shënuar për Interin në minutën e 15’ të ndeshjes.

Epërsinë në 2:0 e dyfishoi sulmuesi Edin Dzeko në minutën e 24’, kurse golin e tretë dhe të fundit për Interin e shënoi mbrojtësi i krahut Dumfries në minutën e 39’ të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, Interi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 37 pikë, një më pak se Milani që zë vendin e parë, kurse Roma pozicionohet në vendin e pestë me gjithsej 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes mes Romës dhe Interit është 0:3 në favor të kampionit italian./kp

Leave a Reply