Interi dërgon përfaqësues për ta vëzhguar Kumbullën sot ndaj Udineses

0
41

Interi ka vendosur të dërgoj skautë për ta vëzhguar qendërmbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, në ndeshjen e sotme të Hellas Veronës kundër Udineses.

Javët e fundit është përfolur se Interi është shumë i interesuar për ta blerë 19-vjeçarin e kombëtares shqiptare, por do të përballet me konkurrencë të madhe nga klubet evropiane, transmeton Gazeta Express.

Sipas FCInterNeës.it, zikaltrit i kanë dërguar përfaqësuesit e vet për të vëzhguar Kumbullën në ndeshjen e sotme të Veronës kundër Udineses, e cila nis në orën 12:30.

Thuhet se edhe vet shqiptar dëshiron të kalojë në Inter, me gjithë interesimin e klubeve të mëdha si Manchester United, Chelsea e Borussia Dortmund.

Por nuk është vetëm Kumbulla talenti që Interi do ta vëzhgojë nga afër sot.

Sipas mediumit italian të afërt me klubin, zikaltrit do ta vëzhgojnë edhe Matteo Pessina.

Pessina ka rënë në sy këtë sezon duke bërë paraqitje të shkëlqyera për Veronën në një rol më të avancuar. 

Leave a Reply