Inter dhe PSG hyn në garë për Lautaro Martinez

0
393

Një tjetër skuadër në ndjekje të Lautaro Martinez, sepse pas Barcelonës, në listë shtohet edhe Paris Saint Germain. Katalanasit supozohet të kenë ofruar 70-80 milionë euro, ndërsa Inter kërkon që të përfshije në ofertë mesfushorin Arthur së bashku me Semedon, ndërsa përfshirja në garë edhe kampionëve të Francës po e favorizon akoma edhe më shumë klubin zikaltër.

Zhang dhe Conte do të ishin shumë të lumtur nëse Lautaro do të qëndronte, por nëse oferta financiare është e kënaqshme dhe dëshira e argjentinasit është që të largohet, atëherë drejtuesve zikaltër nuk u ngelet gjë tjetër veçse të pajtohen me largimin e lojtarit.

PSG po përgatit terrenin nëse nga do t’i japin lamtumirën skuadrës dy sulmues si Edinson Cavani dhe Mauro Icardi, ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se Lautaro ka një dëshirë të vetme, të luajë me Messin tek Barcelona.

Problemi është që “blaugranat” nuk kanë ndërmend të zgjasin tentativat e tyre përtej muajit Maj, ndaj presingu i katalanasve pritet që të shtohet edhe me shumë. Sidoqoftë, Inter ka lëshuar sinjale të qarta ne lidhje me kërkesat e tij, ndaj tashmë mbetet në dorë të interesuarve, nëse do të jenë të gatshëm të kënaqin financiarisht klubin zikaltër.

Ndërkohë që inter gjithashtu ka nisur punën për të gjetur pasuesin e argjentinasit nëse i jep lamtumirën skuadrës. Timo Werner është shndërruar në objektivin numër një të Interit dhe me paratë që do të përfitojnë nga shtija e Martinez do të synohet transferimi i sulmuesit të Laipzig.

Leave a Reply