Immanuel King, përforcimi më i ri i Bashkimit

0
469

Basketbollisti nga Amerika, Immanuel King, është përforicimi më i ri i klubit të basketbollit nga Prizreni, “Bashkimi”.

King është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitën e qendrës.

“IMMANUEL KING në KB BASHKIMI💣💥💥
Basketbollisti amerikan, Immanuel King, është përforcimi i radhës në skuadrën tonë.
King, 25 vjeçar, është 203 cm i gjatë dhe luan në pozitën e qendrës.
Përveç skuadrave të ndryshme nga NCAA, ai ka bërë karrierë edhe në Evropë duke luajtur për skuadrat si Vogosca (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Ovarense (Portugali).
King gjatë stinorit 2018/19 është shpallur lojtari më i mirë i ardhur në kampionatin boshnjak sipas Eurobasket, si dhe është zgjedhur në pesëshen e dytë më të mirë të atij viti, falë performancës së mirë prej 12.9 pikëve dhe 9.07 kërcimeve për ndeshje me skuadrën Vogosca”, thuhet në njoftimin e KB “Bashkimi”./04 Online

Leave a Reply