Ibrahimovic lë pas dëmtimin, rikthehet ndaj Sassuolos!

0
309

Pritja e gjatë e tifozëve të Milanit për të parë sërish Zlatan Ibrahimovic në fushë me fanellën e kuqezinjëve do të përfundojë fundjavën e ardhshme në sfidën që kryesuesit e Serie A do të kenë ndaj Sassuolos në Reggio Emilia

. Zlatan e ka lënë pas dëmtimin muskular dhe gjatë ditëve të fundit është stërvitur rregullisht por stafi mjekësor i Milani nuk ka dashur ta rrezikojë që për sfidën e kësaj mesjave ndaj Genoas, në mënyrë që rikuperimi të jetë i plotë.

Ibrahimovic nuk ka qenë pjesë e kuqezinjëve që prej sfidës ndaj Napolit, takim në të cilin i dha fitoren Milanit falë dygolëshit të tij. Përfshirë edhe takimin e sotëm ndaj Genoas shkojnë në 7 ndeshjet të cilat Ibra i ka humbur gjatë këtij një muaji që ka ndryshuar jashtë, 4 prej tyre në kampionat dhe 3 në Europa League.

Rikthimi i gjigandit suedez është shumë i rëndësishëm pasi gjatë kësaj periudhë, Milanit i ka munguar vërtetë një lider./SS/

Leave a Reply