I skadon kontrata me Flamurtarin, Bruqi flet për të ardhmen e tij!

0
626

‘Lokomotiva’ e Flamurtarit nuk ka mbetur pa ‘karburantë’, madje ai është gjithmonë i gatshëm për të dhuruar më të mirën e mundshme në fushën e lojës, duke munguar në vetëm një ndeshje zyrtar në dy vitet e fundit për kryeqytetasit. Por, mesfushori i njohur kosovar, Agron Bruqi, ka mbetur pa kontratë, pasi që ajo me Flamurtarin i ka skaduar më 30 qershor.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, vetë futbollisti ka folur për të ardhmen e tij, derisa ka deklaruar se aktualisht e rëndësishme është arritja e objektivave me Flamurtarin.

“Po është e vërtetë që kontrata me Flamurtarin më ka skaduar më 30 qershor. Aktualisht është e rëndësishm të qëndrojmë në Superligë, më pas do të ulem për të biseduar me presidentin e klubit për të parë se ku qëndrojnë objektivat e mia dhe të klubit, pasi që për hir të korrektësisë kam kaluar dy vite të mira këtu“, deklaroi Bruqi.

Fotografia e Agron Bruqi
Bruqi është njëri ndër futbollistët më të mirë të skuadrës kryeqytetase në dy edicionet e fundit, derisa ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e ‘kuqezinjëve’.

/Gazeta Sheshi/

Leave a Reply