I dha tre pikë jetike Reggianas, Arlind Ajeti në formacionin e javës!

0
370

Fitorja ndaj Pordenones ishte jetike për Reggianan që rriti shanset e saja për të siguruar mbijetesën në Serie B.

Një fitore që erdhi nën shenjën e Arlind Ajetit me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që realizoi golin e vetëm për skuadrën nga Reggio Emilia duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij. Ajeti i cili është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Reggianan duke luajtur si titullar fiks realizoi golin e tij të dytë sezonal në sfidën ndaj Pordenones.Për këtë arsye, mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin ideal të kësaj jave në Serinë B nga portali i njohur “Tuttomercatoweb”, sipas të cilit, Arlind Ajeti ishte një nga arsyet kryesore pse skuadra e tij sheh përsëri me optimizëm ndeshjet e ardhshme.

“Kundërshtarët përplasen me të dhe është një pengesë e pakalueshme e prapavijës. Shënon një gol të rëndësi të jashtëzakonshme që mban gjallë shpresat e fundit të mbijetesës së Rexhianës”, shkruhet në portalin italian që i kishte vënë atij notën 7,5 për paraqitjen e fundjavës.

Arlind Ajeti është aktivizuar në 23 takime me Reggianan në këtë sezon të Serie B, ndeshje në të cilat ka shënuar dhe 2 gola. Falë formës së mirë që ka shfaqur me fanellën e Reggianas ku ka rigjetur veten pas disa sezoneve të vështira, 27-vjeçari u grumbullua sërish në kombëtaren shqiptare me Edy Rejan që aktivizoi titullar në sfidën kualifikuese ndaj San Marinos./SS

Leave a Reply