Hidhet shorti për sezonin e ri, Tottenham-Man. City, “zjarr” që në start

0
337

Hidhet shorti për ndeshjet e sezonit të ardhshëm në Premier League, që do të nisë më 14 gusht, me kampionët në fuqi të Manchester City-t që do ta nisin mbrojtjen e titullit në transfertë përballë Tottenhamit.

Një tjetër përballje, që pritet me interes është derbi i Londrës midis kampionëve të Europës, Chelsea-t, dhe Crystal Palace. Të besuarit e gjermanit Tuchel do të synojnë këtë sezon titullin kampion, ndaj pritet të rivalizojnë denjësisht me Citizens, të cilët arritën t’i mposhtnin edhe në finalen e Champions League.

I renditur në vendin e dytë në sezonin që lamë pas, Manchester United, i udhëhequr nga Solskjaer, ka pritshmëri të larta dhe pritet t’i bashkohen garës për fitimin e Premier League-s. Ndërkohë që Liverpooli do të udhëtojë në “Carrow Road” për sfidën ndaj Norwich. Fituesja e “FA Cup”, Leicester City do të ndeshet me Ëolves, ndërsa Arsenali do të përballet me skuadrën debutuese, e Brentford. Një përballje tejet e rëndësishme pritet të luhet me 28 gusht ndërmjet Liverpoolit dhe Chelsea-t, në të njëjtën javë City do të matë forcat me Arsenalin. Citizens do të perballen me kampionët e sezonit 2019-20, pra me të kuqtë e drejtuar nga Klopp më 2 tetor, një tjetër sfidë tejet e rëndësishme për luftën për titull.

Në të njëjtin muaj, Liverpool do të udhëtojë në “Old Trafford” për ndeshjen ndaj Man. United, një tjetër pretendent i mundshëm për titullin kampion. Derbi i parë i Manchesterit është caktuar që të luhet më 6 nëntor, ndërsa derbi i Merseyside, Everton-Liverpool në të njëjtin muaj. Sezoni 2021-22 nuk do të ketë ndryshime në strukturë dhe do t’i besohet formatit tradicional me 20 skuadra pjesëmarrëse.

Java 1 (14 gusht)

Brentford – Arsenal

Burnley – Brighton

Chelsea – Crystal Palace

Everton – Southampton

Leicester – Wolves

Manchester Utd – Leeds

Newcastle – West Ham

Norwich – Liverpool

Tottenham – Manchester City

Watford – Aston Villa./SS

Leave a Reply