Hazard, optimist për EURO 2020: Belgjika është edhe më e fortë tani

0
36

Eden Hazardi beson se Kombëtarja e Belgjikës do të shkojë në EURO 2020 më e fuqishme sesa kurrë më parë, me qëllimin për të shkuar edhe më larg sesa që arritën në Kupën e Botës 2018 – medaljen e bronztë.

Skuadra e Roberto Martinezit ka rekord të 100 për qindtë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian. Belgjika do të tentojë ta mbyllë këtë kampanjë me pikët maksimale, 30, kundër Qipros të martën.

Si rezultat i paraqitjeve të tyre të mirë, djemtë e Martinezit radhiten të parët në grup, ku luan edhe Rusia, Skocia dhe Kazakistani. Belgët i kanë shënuar 34 gola, ndërsa i kanë pranuar vetëm dy në nëntë ndeshjet deri më tani.

“Djajtë e kuq” përfunduan të tretit në Kupën e Botës të vitit të kaluar dhe ata janë në krye të renditjes botërore të FIFA-s, duke e dëshmuar se mbeten ndër fuqinë më të mëdha në futbollin ndërkombëtar.

Dhe Hazardi beson se skuadra e tij është edhe më mirë e pajisur për turneun e radhës, pasi që gjenerata e artë e Belgjikës duan që këtë herë të përfundojnë me një trofe në duart e tyre.

“Ne i kemi dy vjet më shumë përvojë sesa në Kupën e Botës, dy vjet më shumë me trajnerin. Ne e njohim njëri-tjetrin më mirë, kemi lojtarë të rinj… mendoj se jemi më të fortë”, ka thënë Hazard.

“Ne e kemi zhvilluar një mentalitet fitues që nuk e kishim kur garuam në EURO 2016 dhe në Kupën e Botës. Por, nëse përfundojmë në pozitën e katërt në Kampionatin Evropian, atëherë ne do të jemi më pak të fortë”.

Belgjika shihet si njëra ndër favoritet për t’u shpallur kampione e Evropës verën e ardhshme, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Leave a Reply