Haskuka premton vazhdimin e mbështetjes të KB “Bashkimi”

0
477

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS, Emilia Rexhepi, ka vizituar klubin basketbollistik ” Bashkimi”, ka njoftuar vet ai në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ai ka shkruar se ky klub sportiv mbetët vlerë e qytetit të Prizrenit, dhe se komuna do të vazhdojë ta mbështes atë.

Postimi i plotë:

KB Bashkimi është klubi i parë i Kosovës në basketboll dhe vlera e qytetit të Prizrenit.

Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, në një takim miqësor me kryesinë e KB Bashkimi diskutuam rreth aktiviteteve dhe sfidave të këtij klubi.

Me këtë rast vizituam Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, si dhe u dakorduam për vazhdimin e mbështetjes së ofruar për këtë klub, në mënyrë që të zbulojmë sa më shumë talentë të rinj në basketboll.

Leave a Reply