Guerriero i pavendosur, mund të largohet nga Dortmundi

0
29

Raphael Guerreiro ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës madje portugezi ishte një hap larg kalimit te Paris Saint Germain teksa gjithçka u ndal në ditët e fundit të merkatos.

Mbrojtësi portugez është edhe në vitin e fundit të kontratës ndërsa tani janë drejtuesit që kanë nisur bisedimet për të zgjatur kontratën e mbrojtësit. 25-vjeçari është në dilemë për të pranuar apo jo ofertën e klubit pasi nën drejtimin e Favre ai nuk aktivizohet rregullisht dhe aspekti teknik do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij./SS

Leave a Reply