Guardiola: Ky është momenti kur kam filluar të dështoi në futboll

0
40

Pep Guardiola ka thënë që nga suksesi i madh me Barcelonën në sezonin e parë, kanë filluar dështimet për të si trajner.

Trajneri spanjoll këtë e ka thënë në konferencën e fundit për shtyp.

Ai u pyet nëse mbetja shumë larg Liverpoolit në renditje këtë sezon, është dështimi më i madh në karrierën e tij prej trajneri.

“Që nga momenti kur me Barcelonën fitova gjashtë trofe brenda një sezoni, kanë filluar dështimet për mua. Këtë duhet ta pranoj”, është përgjigjur Guardiola, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola ka marrë drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2015, me synimin për të sjellë në ‘Etihad Stadium’ trofuen e Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.

Leave a Reply