Guardiola kërkoi Harry Kane para se të rinovonte kontratën

0
344

Pep Guardiola pak ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës si trajner i Manchester City deri në vitin 2023. Një levizje që hap një mori skenarësh në klubin me qendër në Mançester dhe mes tyre është, sigurisht, merkatoja e futbollistëve.

Në fakt, Eurosport pretendon se trajneri katalan ka hedhur në tryezë emrin e një prej sulmuesve më të mirë të momentit: Harry Kane. Duke pasur parasysh situatën shqetësuese kontraktuale të Sergio Agüeros, Guardiola e ka të qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij më i mirë.
Sulmuesi anglez i Tottenhamit është një nga opsionet që pëlqen Pep dhe emri i tij, sipas këtij informacioni, doli në dritë gjatë bisedave që do të konfirmoheshin më vonë në rinovimin zyrtar. Vlera e kartonit të Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë euro./SS

Leave a Reply