Guardiola i interesuar për shërbimet e David Alaba

0
443

200 milionë euro për t’i shpenzuar në merkato, kjo është shifra që i kanë vendosur në dispozicion drejtuesit e Manchester City-t, trajnerit Pep Guardiola për t’i shpenzuar në merkaton e kësaj vere.

Pas fitimit të betejës me UEFA-n në CAS, drejtuesit e klubit anglez i kanë dhënë një çek të bardhë trajnerit Guardiola për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm me trajnerin spanjoll që ka piketuar disa objektiva dhe më i rëndësishmi është mbrojtësi austriak i Bayern Munich David Alaba me të cilin ka punuar gjatë periudhës që ka drejtuar bavarezët.

Guardiola ka punuar edhe më parë me anësorin e majtë dhe duke patur parasysh edhe faktin që Mendy nuk bind në këtë pozicion të fushës, Guardiola është i gatshëm ta bëjë një sakrificë për të bindur Alaban të pranojë ofertën e Citiziens. Përsa i përket sulmit dëshira më e madhe e Guardiolës është Lautaro Martinez i Interit i cili i është premtuar Barcelonës.

Leave a Reply