Guardiola “godet” Superligën: Sporti nuk është sport kur suksesi është i garantuar

0
281

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola foli në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Aston Villas në udhëtim.

Ai foli edhe për formimin e Superligës Evropiane, ku është pjesë edhe ekipi që drejton, Manchester City.

Guardiola theksoi se sporti nuk është sport kur nuk ka rëndësi nëse humbet.

“Sporti nuk është një sport kur marrëdhënia midis përpjekjes dhe shpërblimit nuk ekziston. Nuk është një sport kur nuk ka rëndësi nëse humbet. Nuk është e drejtë që ekipet të luftojnënë krye dhe të mos arrijnë të kualifikohen” – u shpreh Guardiola.

Ai tutje nuk pranoi të flasë nëse është pro apo kundër, por tha se do të flasë kur të ketë informacion të plotë.

“Nuk e di plotësisht. Unë mbështes klubin tim, unë jam pjesë e këtij klubi, i njoh njerëzit por kam edhe mendimin tim dhe do të jem i qartë kur të kem informacion të plotë” – u shpreh Guardiola.

/Gazeta Express/

Leave a Reply