Gjoni Palokaj nga Prizreni po shkruan historinë e luftëtarit të pamposhtur të kafazit në Gjermani

0
868

Njihet për super goditjet e tij, i qetë në secilin ballafaqim, e karakterizon kultura sportive dhe rezultatet si mungojnë asnjëherë.

Bëhet fjalë për të riun me prejardhje nga Prizreni, Gjoni Palokaj, i cili po shkruan histori në Gjermani, ndërsa ka zgjuar vëmendjen e serisë UFC (Ultimate Fighting Championship), shkruan 04 Online.

Ndonëse është vetëm 25 vjeçar dhe i gjatë 173 cm, Palokaj ka arritur të shpallet kampion në kategorinë 66 kg, duke u bërë i pamposhtur në shtetin gjerman.

“Fightscholl Hannover”, është shkolla ku i riu nga Prizreni po ndjekë mësimet dhe këshillat për tu bërë luftëtari më i mirë i kafazit në Evropë dhe botë. Nën këshillat e trajnerit David Palokaj, Gjoni është premtimi më i madh në këtë sport, një emër që duhet ta nënvizoni, ngase e ardhmja e tij pritet të jetë me e mira ndër shqiptarët e këtij sporti, dhe jo vetëm.

Palokaj në mposhtjen e Martin Unlich ka dëshmuar se do të jetë i padiskutueshmi në kategorinë e tij në luftën e kafazit.

Shikoni videon si më poshtë që të bindeni vet se kush është në të vërtetë Gjoni Palokaj./04 Online

https://www.fight24.tv/videos/respect-fc-20/palokaj-vs-uhlich-8154?fbclid=IwAR2f0_DkEIS56xCUGWMzJinCIxheEir8fJir5GIG2hvv6h_stsI7qGN_0LQ

Leave a Reply