Futbolli në kaos, Shoqata e Klubeve Europiane kundër krijimit të Super League-s

0
291

ECA, Shoqata e Klubeve Europiane të futbollit, ka dalë menjëherë me një deklaratë në lidhje me vendimet e 12 klubeve për krijimin e Super League-s europiane të futbollit. Ky organizëm, shprehet me forcë kundër idesë për krijimin e këtij kompeticione, ndërkohë që shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me UEFA për ristrukturimin e garave europiane, duke filluar nga viti 2024: “ECA do të qëndrojë fort kundër asaj që media i referohet si Super League me një numër të mbyllur (skuadrash)”.

ECA, presidenti i së cilës është Andrea Agnelli (numri 1 i Juvevtusit), zhvilloi një takim urgjent mbrëmjen e së dielës pas zërave për një njoftim zyrtar mbi lindjen e Super League-s, por në këtë mbledhje mungoi kreu i klubit bardhezi.

Asnjë nga 12 klubet themeluese të Super League-s nuk mori pjesë në këtë mbledhje, duke mos iu përgjigjur ftesës për të qenë të pranishëm. Përfaqësuesit e Bayernit të Mynihut dhe PSG-së ishin të pranishëm, ndërsa mbledhja u drejtua nga Edwin van der Sar, në rolin e nënkryetarit të ECA-s./SS

Leave a Reply