Flet trajneri Armend Dallku: Ishte një fitore e madhe e Prishtinës, por nuk jemi kualifikuar ende

0
438

Është zhvilluar ndeshja e parë pas dy muaj pauzë në futbollin elitar të Kosovës.

Prishtina ka arritur me lehtësi të shënoi fitore ndaj Drenicës me rezultat të thellë 3-0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales në Digitalb Kupës së Kosovës.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Klubit Futbollistik Prishtina, i cili ka thënë se është i kënaqur me fitoren, por jo edhe me rrezikimin në fund të ndeshjes.

“Në vend që të shkonte loja 5-0, ne rrezikonim që të bëhej loja 2-1. Pavarësisht asaj, unë jam i kënaqur me fitoren, dhe me futbollistët e mi. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur edhe me një debutant ne skuadrën tonë, siç ishte Zhuri ku i dëshirojmë shumë suksese dhe fat. Normalisht rezultati 3-0 është komod, mirëpo kjo nuk na jep në asnjë mënyrë komoditetin maksimal për ndeshjen e kthimit, mirëpo do të mundohemi ta bëjmë hyzmetin edhe në ndeshjen kthyese”, ka thënë Dallku për SSK.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të, ku qendërsulmuesi i “kaltërebardhëve”, Ahmet Januzi realizoi pas një asistimi të mrekullueshëm nga Otto John.

Kurse, goli i dytë erdhi në fund të pjesës së parë, ku përsëri realizoi Januzi pas asistimit të mbrojtësit të djathtë, Armend Thaqi.

Ndersa golin përfundimtar në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Meriton Korenica.

Leave a Reply