Fjalimi i fuqishëm i Dani Alves në zhveshtoren e Barcelonës: Më besoni, nuk ka më mirë se këtu

0
316

Dani Alves ka dhënë një fjalim të fuqishëm në zhveshtoren e Barcelonës. Para bashkëlojtarëve të ri, shumë nga ta nga akademia, Alves ka folur për eksperiencën e tij te Barça dhe jashtë saj.

“Kam mësuar në karrierë dy botë, të renë dhe të vjetrën. Tani mund të flas për të dyjat. Dua të ju përcjell krenarinë se çfarë përfaqëson ky klub dhe kjo fanellë. Unë kam qenë jashtë vendit dhe ky është vendi më i mirë për të bërë gjëra të mëdha, për të jetuar. Ju jeni këtu, vlerësojeni sa të jeni këtu, sepse nuk ka asgjë më të mirë se sa Barcelona” ka thënë Alves.

Leave a Reply