FFK kërkon nga MSH që ndeshja me Slloveninë të luhet me shikues

0
419

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të premten (sot) pritet t’i drejtohet me kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për ta marrë lejen ta organizojë ndeshjen ndaj Sllovenisë me shikues.

Me kërkesën për t’ia lejuar shikuesit në tribuna, FFK-ja do ta paraqesë edhe vendimin e KE të UEFA-s të marrë të enjten, ku ka lejuar organizimin e ndeshjeve me maksimumi 30 për qind të shikuesve në tribuna.

Kosova më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta luajë ndeshjen e tretë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë.

“Do ta bëjmë kërkesën që të na lejohet hyrja e shikuesve në stadium. Kërkesës do t’ia bashkëngjisim edhe vendimin e UEFA-s. Ne kemi kapacitet që t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve të UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore të vendit”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, të enjten për Kohën. Pas ndeshjes me Slloveninë, Kosova më 14 tetor luan ndaj Greqisë në Athinë.

Leave a Reply