“FFK-ja nuk e ka kontaktuar asnjëherë Dajakun e Bayernit”

0
453

Futbollisti shqiptar Leon Dajaku është pjesë e Bayernit të Mynihut që nga viti 2019. Gjatë dimrit të kaluar ai u huazua te Union Berlini.

19 vjeçari ka luajtur për grupmoshat e reja të Gjermanisë, por ende nuk ka bërë zgjedhjen definitive për Kombëtaren A.

Babai i Leonit, Gazmend Dajaku thotë se Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka kontaktuar asnjëherë për të diskutuar mundësinë që djali i tij ta përfaqësojë Kosovën.

“E vërtetë është, kërkush hiç nuk më ka kontaktu”, është shprehur Dajaku për Indeksonline.

Ndryshe nga FFK-ja, Dajaku pohon se Federata Shqiptare e Futbollit po shpreh interesim për shërbimet e Leonit.

Leave a Reply