“Fenomeni”: “Dream Team”? Unë, Messi e CR7 do t’i kishim tmerruar kundërshtarët

0
365

“Dream Team Ballon d’Or” (formacioni më i mirë i historisë) i hartuar nga “France Football” shkaktoi diskutime për një formacion sa spektakolar aq edhe të paekuilibruar, por sigurisht entuziazmoi një nga protagonistët e asaj njëmbëdhjetësheje. Ronaldo “Fenomeni”, i cili u përfshi si sulmues qendror me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në krah, i kontaktuar nga revista e famshme franceze, deklaroi:

“Çfarë ekipi i çmendur. A mund ta imagjinoni nëse do të mund t’i kishim luajtur të tre, së bashku!? Mbrojtësit do të ishin tmerruar …”

Dhimbja e kokës për kundërshtarët do të ishte e e garantuar, por edhe për tifozët spektakli do të ishte i garantuar:

“Publiku do të kishte qenë i çmendur nga dashuria. Kam patur mundësinë të përballesha me secilin prej tyre në fushë dhe duhet të them se ata bënë historinë e futbollit. Prania e tyre në “Drem Team” është më se e merituar.”/SS/

Leave a Reply