Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për medaljen e dytë të artë të Kosovës: Arritje të pabesueshme

0
336

Xhudistja Nora Gjakova, i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, për t’u shpallur kampione olimpike. Kështu, ajo iu bashkua Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit si kampionet e vetme olimpike nga Kosova.

Ky sukses u përmend edhe në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike.

“Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave, teksa Nora rrëmben medaljen e tretë për Kosovën në Lojërat Olimpike – të trija në xhudo”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm u vlerësua shumë edhe nga faqja zyrtare e Lojërave Olimpike. Në një koment të bërë ata shkruan: “Arritje e pabesueshme”.

Leave a Reply