Familja legjendare tani po nxjerrë një hero në futboll, Igball Jashari: Kosova është gjaku, ajri dhe fryma ime

0
368

Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i lirisë në Kosovë.Në mesin e pasardhësve të komandatit Adem Jashari, po rritet një futbollist i ri, një futbollist që dje e udhëhoqi Kosovën U17 në një fitore të madhe ndaj Austrisë U17, shkruan GazetaBlic Sport.

Igball Jashari, i rritur nën frymën heroike dhe mbi lavdinë e krijuar nga familja e tij, tashmë ka filluar që me paraqitjet e tij të lartësoj emrin e Kosovës në paqen e fushës së blertë, ashtu siç e bën familjarët e tij në luftën e shenjtë.

Me epitetin e kapitenit dhe me shiritin e udhëheqësit në krahun e tij, Jashari shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, duke dëshmuar kualitetin e tij që ka edhe pse kjo gjë është thënë vazhdimisht nga bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe nuk është vënë asnjëherë në diskutim.


Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ nga Austria, Igball Jashari tha se ka qenë shumë i emocionuar në ndeshjen e djeshme, sepse sipas tij, t’a përfaqësosh Kosovën në nivele të tilla është gjithmonë krenari.“Kam fatin të jem kapiten i Kosovës U17. Është emocion i madh, por në të njëjtën kohë është përgjegjësi e madhe. Emocionet gjithmonë janë të jashtëzakonshme, sepse t’a përfaqësosh Kosovën është gjithmonë një krenari e madhe”, tha fillimisht Jashari për ‘GazetaBlic Sport’.


Ai më pas pati një dedikim të veçantë për familjen e tij heroike si dhe për të gjithë shqiptarët.“Uroj që gjithmonë t’i bëjë krenar familjen time, sigurisht që fitoren time u’a familjes time dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë“, vazhdoi më tutje Jashari.Më pas ai foli për ëndrrën e madhe për të luajtur për Kosovën A, ku tha se do të ky vend është gjaku, ajri dhe fryma e tij.

“Sigurisht që është ëndërr dhe nder që luajë një ditë për Kosovën A. Kosova është gjaku, ajri dhe fryma ime, shpresoj që edhe unë të bëhem hero, por në futboll“, përfundoi me deklaratën e tij për ‘GazetaBlic Sport’./GazetaBlic Sport/

Leave a Reply