Ermal Bojaxhiu nga Plava e Opojës nënshkruan kontratë me klubin nga Bundesliga

0
91

Një tjetër talent i futbollit nga Dragashi ka arritur suksese në futbollin europian. Ermal Bojaxhiu nga fshati Plavë ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin Gjerman të futbollit Augsburg.

Si çdo familje Opojane, edhe familja Bojaxhiu nga Plava e Opojës kishte në gurbet njërin nga fëmijet e saj, që nga viti 1973 jetonte në mërgim gjyshi i Ermalit, e në vitin 1992 babai Besar Bojaxhiu së bashku me vellëzerit dhe motrat migruan në Gjermani për të vazhduar jetën atje si familje.

Ermal Bojaxhiu u lind në Gjermani me 18.02.2006, që nga fëmijeria është vrejtur pasioni i madh i tijë për futbollin, në moshën pesë vjeçare filloi stervitjet në klubin e futbollit “DJK Pasing” në München, një eksperienc e mrekullueshme gjashtë vjeçare në këtë klub që ndikoi në formimin e Ermalit si lejtar profesional.

Nga mosha 11 vjeçare Ermali u tranferua në klubin “FC Waldeck” në ligën Bezirksliga dhe luajti me këtë skuadër për dy vite të mrekullueshme, aftësit e tijë ran shumë shpejt në sytë e scout-ve të skuadrës “1860 München” me të cilët u nënshkrua kontrat për skuadrën U14, vlen të përmendet se vetëm pas gjashtë muajsh Ermali u zgjodh kapiten i suadrës.

Shiritin e kapitenit Ermali nuk do ta mbaj edhe shumë gjat në këtë skuadër pasi që vetëm pak javë më parë u kontaktua nga klubi i ligës së parë “FC Augsburg”, klub i cili luan në Bundesligën Gjermane.

Televizioni Opoja ka siguruar edhe kontratën e lejtarit me klubin, sipas të cilës Ermali do i bashkohet grupmoshave U14 në sezonin e parë, ndersa më vonë kalon në grupmoshat U17, në baz të kontratës Ermali është pjes e këtij klubi për pesë vjet (3+2).

Sot me nënshkrim e kontratës, njëherit u dakorduan me klubin paraprak që Ermali të filloj stervitjen e ndeshjet me klubin e ri menjëher edhe pse kontrata e tij me kubin paraprak skadonte në fund të viti.

Në bazë të aftësive si dhe pasionit të madhë që e ka Ermali për futbollin brenda pak viteve do e shohim një Opojan që na përfaqson sa më mirë në arenën nderkombëtare, shpresojm ta shohim në klubet më të mëdha të Bundesligës e edhe ligave tjera të mëdha Evropjane.

Për fund ne si redaksi e televizionit e ngacmuam pak Ermalin duke e pyetur se nese në të ardhmen do pranonte një ofert nga perfaqsueset si ajo e Kosoves por edhe ajo Gjermane, cilën do e zgjidhte.

Ermali por edhe prinderit e tij theksuan se është ënderr që ta shohin Ermalin duke përfaqesuar shtetin e Kosovës në cilën do prej grupmoshave e në të ardhmen edhe përfaqsuesen A pse jo./Televizioni Opoja

Leave a Reply