Emilija Rexhepi pret KF Liria, premton përkrahje

0
495

Të marten në DKRS, drejtoresha e këtij digasteri priti drejtues të KF Liria, thuhet në njoftim përcjell 04 Online.

Drejtues nga KF Liria: Qemal Krasniqi, kryetar, Erxhan Dana, drejtor, Durak Thaçi, anëtar i Bordit dhe kapiteni, Robert Gjeraj, uruan znj. Emilija Rexhepi me rastin e emërimit të saj në krye të DKRS-së.
“Ndërkohë, musafirët njoftuan, znj. Rexhepi për vështërsitë dhe nevojat që ka klubi, e ku u kërkua ndihma nga DKRS-ja.
Në takimin e përzemërt, Emilija Rexhepi, drejtoreshë e DKRS-së, pohoi se do të shtojë përkrahjen për klubin si në mbështetje financiare përmes subvencioneve, ashtu dhe në infrastrukturë.
Lidhur me mundësinë e shtimit të dinamikës së punëve në përmbylljen e infrastrukturës në stadium, znj. Rexhepi, ka thënë se shpejtë, do të vizitoj stadiumin, për tu njohur nga afër lidhur me situatën”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply