Emery drejt rikthimit në kampionatin spanjoll

0
59

Pas disa muajsh i papunë, që kur u shkarkuar nga pankina e Arsenalit, Unai Emery është gati të rikthehet të trajnojë, pasi ka nisur negociatat me klubin spanjoll të Villarealit.

Këta të fundit e mbyllën kampionatin në vendin e pestë dhe do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm, ndërsa duan t’ia besojnë drejtimin e skuadrës një eksperti të këtij kompeticioni si Emery, që e ka fituar 3 herë me Sevillan.

Trajneri 49-vjeçar, përveç skuadrës andaluziane të Sevillas, drejtoi për dy sezone Paris Saint Germain dhe për një sezon e gjysmë Arsenalin, ku u shkarkua më 29 nëntor të vitit të kaluar, pas rezultateve negative.

Leave a Reply