E papritur, krijohet Super League e Europës, klubet e mëdha s’pyesin për UEFA-n dhe FIFA-n

0
32

E hëna vjen me një lajm “bombë”, që i paraprin mbledhjes së Komitetit Ezekutiv të UEFA-s, ku do të vendoset për ndryshimet në formatin e kompeticioneve europiane. 12 klubet të mëdha në Kontinent kanë themeluar brenda natës Superligën e Europës, pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s, FIFA-s dhe ligave kombëtare: Në njoftim shkruhet: “12 klube prestigjioze të futbollit europian sot, së bashku, shpallën një marrëveshje për të krijuar një kampionat të ri futbolli, Super League, e drejtuar nga klubet themeluese, që janë si më poshtë:

“AC Milan, Arsenal FC, Atletico de Madrid, Chelsea FC, FC Barcelona, ​​FC Internazionale Milano, Juventus FC, Liverpool FC, Manchester City, Manchester United, Real Madrid CF dhe Tottenham Hotspur janë bashkuar si Klubet Themeluese. Tri klube të tjera pritet të bashkohen si klube themeluese përpara sezonit përurues, i cili duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur “.

Në njoftim shpjegohet më tej se: “Duke menduar për të ardhmen, klubet themeluese shpresojnë të vazhdojnë bisedimet me UEFA-n dhe FIFA-n në kërkim të zgjidhjeve më të mira për Superligën dhe për futbollin botëror në tërësi.

Krijimi i ligës së re vjen kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë e modelit aktual ekonomik të futbollit evropian. Për vite me radhë, klubet themeluese kanë synuar të përmirësojnë cilësinë dhe intensitetin e garave ekzistuese europiane dhe, në veçanti, të krijojnë një turne në të cilin mund të garojnë klubet dhe lojtarët më të mirë.

Pandemia zbuloi se kërkohet një vizion strategjik dhe qasje tjetër biznesi për të rritur vlerën dhe përfitimet në piramidën së futbollit. Në muajt e fundit ka pasur një dialog intensiv me organet drejtuese për formatin e ardhshëm të garave evropiane. Klubet themeluese besojnë se zgjidhjet e propozuara nuk u japin përgjigje pyetjeve themelore, të cilat janë qoftë nevoja për të ofruar ndeshje me cilësi të lartë si dhe për të pasur burime shtesë financiare për të gjithë botën e futbollit. ”

Formati i Super League-s shpjegohet gjithashtu në njoftimin për shtyp:

– Do të marrin pjesë 20 klube: 15 klubet themeluese dhe pesë skuadra të tjera shtesë, që që do të përzgjidhen çdo vit bazuar në performancën e sezonit të kaluar;

– Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë javës, të gjitha klubet do të vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur kështu kalendarin tradicional;

– Sezoni do të fillojë në gusht me pjesëmarrjen e klubeve në dy grupe me nga 10 skuadra, të cilat do të luajnë ndeshje brenda dhe jashtë; Tri të mirat në secilin grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Ekipet që përfundojnë në vendin e katërt dhe të pestë do të luajnë playoff shtesë. Më pas, do të luhet çerekfinalet dhe gjysmëfinalet me dy ndeshje, për të arritur në finale, e cila do ta përcaktojë fituesin në një takim të vetëm, në fund të majit, në fushë neutrale.

Pas krijimit të Super League-s së meshkujve, do të formohet edhe e femrave, që do të kontribuojë në avancimin dhe zhvillimin e futbollit edhe për këtë gjini./SS

Leave a Reply